TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit,  Auron Tare, ka reaguar për shtyllat e Komanit.
Ai thot se: "Një shtyllë e Tensionit të Lartë nuk e prish as peisazhin historik të Komanit sepse konstruksionet moderne të metalta nuk i bëjnë konkurrencë rrënojave arkeologjike, nuk sjellin as konfrontime dhe as keqkuptime (mungesë respekti).
"Personalisht e kam thënë dhe po e them edhe sot. Për çështjen e Komanit nuk ka asnjë faj as Ministria e Energjitikës dhe as ajo e Kulturës".  Kur vet  i zoti i punës mendon që linjat e tensionit të lartë nuk i prishin punë  një siti arkeologjik të kësaj rëndësie, përse duhet të shqetësohemi ne të tjerët që nuk marrim e njohim mirë këtë punë?!", përfundon arsyetimin e tij Auron Tare./ATSH/