Australi, avioni përplaset me qendrën
tregtare, nuk ka të mbijetuar/VIDEO

Australi, avioni përplaset me qendrën<br />tregtare, nuk ka të mbijetuar/VIDEO
AUSTRALI-Një avion i vogël me pesë persona në bord është përplasur me një qendër tregtare pranë aeroportit Essendon në Melbourne.

Sipas autoriteteve të pestë personat që ishin në bordin e avionit nuk kanë mundur t’i mbijetojnë përplasjes.

Aksidenti tragjik mësohet të ketë ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, me orën lokale të Australisë dhe në atë moment qendra tregtare nuk ishte hapur ende.

Dyshohet se viktimat ishin katër amerikanë që udhëtonin për në King Island dhe piloti australian.

Sipas autoriteteve vendase, fatmirësisht qendra tregtare ka qenë e mbyllur duke shmangur një tragjedi më të madhe. Por pamjet e avionit mbi qendrën tregtare dhe shkaterrimi i tij bën xhiron në mediat ndërkombëtare.



  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë