SYDNEJ – Është betuar përpara guvernatorit të përgjithshëm Quentin Bryce qeveria e kryeministrit të ri laburist, Kevin Rudd, i zgjedhur 5 ditë më parë nga grupi parlamentar i partisë.

Ai zëvendësoi kryeministren Julia Gillard, e cila drejtoi një ekzekutiv në minorancë prej 3 vjetësh dhe ishte jo favorite në sondazhet e bëra pak javë para zgjedhjeve.

Pas dorëheqjes së ministrave të ndryshëm të Gillard, fushata e re elektorale ministeriale ka një numër rekord grash, 11 në 30 përkundrejt  9 që ishin në qeverinë e mëparshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)