Australi, cikloni Debbi lë nën ujë
hapësira sa sipërfaqja e Teksas-it

Australi, cikloni Debbi lë nën ujë<br />hapësira sa sipërfaqja e Teksas-it
Stuhia e fuqishme që përfshiu Australinë disa ditë më parë ka lënë pas dëme kolosale dhe hapësira të përmbytura të barabarta me shtetin e Teksasit.
 
Cikloni Debbi ka shkaktuar 3 të vdekur dhe ka lënë pa strehë me mijëra njerëz pasi hapësirave të përmbytura do tu duhet një kohë e gjatë për tu tharë.
 
Ekipet e emergjencave dhe ushtria janë duke punuar për të normalizuar furnizimin me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike.
 
Kryeministrja e Kuinsland Annastacia Palaszczuk  ka thënë Australisë do ti duhen muaj për rindërtim.
 
Dëmet llogariten në qindra miliona dollarë dhe rreziku ende nuk është larguar pasi cikloni mund të kthehet sërish.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane