Australi, dëme nga zjarri arrin
shifrën e 20 milionë dollarëve

AUSTRALI-Dëmet e shkaktuara nga zjarri i cili gjatë javës së kaluar përfshiu shtetin e Uellsit të Ri në Australi, përllogariten të jenë rreth 20 milionë dollarë.

Ndërkohë ekspertët janë shprehur se kjo shifër mund të jetë më e lartë pasi nuk është bërë vlerësimi i plotë i dëmeve që kanë shkaktuar flakët.

Rreth 72 banesa janë djegur nga ky zjarr, ku 32 prej të cilave ishin shtëpi banimi dhe vlera e tyre arrinte deri në 20 milionë dollarë.

Ndërkohë autoritetet bëjnë të ditur se deri tani është bërë vlerësimi i dëmeve në 52 mijë hektarë tokë.

Australia është një prej vendeve me një rrezikshmëri të lartë të prekjes nga zjarret, për shkak të temperaturave të saj të larta.

Ndërkohë, zjarri më i madh në historinë e vendit është ai i viti 2009-të, në  Victoria, ku humbën jetën 173 persona dhe u plagosën 414 të tjerë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite

Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë për 4 vite