Australi, fshati i cili është i njohur
për festat me veshje të çuditëshme

Australi, fshati i cili është i njohur<br />për festat me veshje të çuditëshme<br>
Festivali Music Secret Garden i cili këtë vit u mbajt në fshatin Camden, në jug-perëndim të Sidneit, i cili është i njohur për veshjet e tij të çuditshme festoi këtë vit 10 vjetorin e krijimit të tij që prej vitit 2008.

Ai është një prej festivaleve më popullorë dhe më të dashur si për vizitorët vendas edhe të huaj.

Mijëra njerëz u mblodhën në fermën Broënloë Hill gjatë fundjavës për Festivalin vjetor Music Secret Garden, ku vizitorët ishin nga vende të ndryshme të botës.

Ngjarja e cila do të zgjasë dy ditë do të mbahet në fshatin Camden, në jug-perëndim të Sidneit, në Australi.

Edhe edicioni i këtij viti nuk i zhgënjeu pjesëmarrësit pasi gjithçka ishte plot shkëlqim dhe e zbukuruar në çdo detaj.

Disa nga veshjet të cilat u veshën nga pjesëmarrësit ishin nga më të çuditëshmet të para ndonjëherë të cilat tërhoqën vëmendjen e turistëve.

Por përveç veshjeve diçka tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte pjesëmarrja masivë edhe e artistëve, disa prej të cilëve edhe performuan në këtë festival.

Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera festivali ishte vendosur të mbahej në natyrë dhe larg nga zhurmat e qytetit në fermën familjare Doënes në Camden, e cila do të zgjasë 48 orë.

[gallery]25671[/gallery]

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor