Një makinë ka hyrë në mes të një turme njerëzish në qytetin e Melbourne, në Australi, duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.
Në momentet e para të ngjarjes autoriteteve vendase deklaruan se bëhej fjalë vetëm për një aksident dhe ngjarja nuk kishte lidhje me ndonjë sulm të mundshëm terrorist, ndërkohë më vonë shtuan se goditja e këmbësorëve me makine ishte e qëllimshme.
“Shoferi të cilin e kemi arrestuar e drejtoi makinen qëllimisht drejt turmës. Nuk ka më kërcënim për qytetarët dhe besojmë se kjo ngjarje nuk ka lidhje me një sulm terrorist”, u shpreh për mediat komandanti i policisë së Victoria, Stuart Batenson.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, policia ka qëlluar mbi makinën pak para se të bënte të mundur arrestimin e shoferit të mjetit.
Gjithashtu si një masë sigurie autoritetet kanë vendosur pika të shumta kontrolli në të gjithë qytetin dhe kanë mbyllur shërbimin e tramit.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë momentin e ngjarjes.
/Shqiptarja.com