Australi, ministri i Brendshëm Troy
Grant, denoncon veten në polici

Australi, ministri i Brendshëm Troy<br />Grant, denoncon veten në polici
AUSTRALI-Ministri i Brendshëm në shtetit e New Wales, Troy Grant, ka deklaruar se ka denoncuar veten e tij në polici pasi kishte thyer ligjin edhe pse në atë kohë nuk e dinte se bërja e një veprimimi të tillë ishte në kundërshtim me ligjet e vendit.
 
Grant gjatë drejtimit të makinës, ka nxjerrë telefonin për t'i bërë një fotografi trafikut të dendur në autostradë, foto të cilën e postoi edhe në rrjetin social Twitter.
 
Sipas asaj që raporton BBC, menjëherë sapo Grant i është bërë i ditur se një veprim i tillë ishte në shkelje me ligjet  dhe se për këtë veprim mund të gjobitej me një shumë prej 250 dollarësh, ka zgjedhur që ta denoncojë veten e tij në polici.
 
"Kjo duhet të shërbejë si një kujtesë se asnjë nuk qëndron mbi ligjin, madje as një ministër i Brendshëm", është shprehur australiani,i cili ka shtuar se ka marrë një mësim të vlefshëm, të cilin shpreson ta marrin edhe qytetarë të tjerë të Australisë, por pa qenë nevoja të dëshkohen.
 
Sipas ligjeve në Australi, shoferët mund ta përdorin telefonin gjatë kohës që përdorin makinën vetëm nëse ata  përdorin një mbajtëse telefonash në majet dhe nuk kanë asnjë kontakt me pajisjen.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë