Australi, një 22 vjeçare humb
jetën duke ndjekur Pokemon Go

Australi, një 22 vjeçare humb<br />jetën duke ndjekur Pokemon Go
Tanami Nayler, një 22 vjeçare ka humbur jetën, duke luajtur lojën Pokemon Go.
22 vjeçarja kishte dalë në rrugët e qytetit të Melburnit në Australi, në ndjekje të Pokemon Go, por kjo lojë ka qenë fatale për të, pasi është shtypur nga një makinë dhe tërhequr zvarrë për 70 metra nga makina. 

Fillimisht ajo u godit nga mjeti ‘Toyota Corolla’ e më pas trupi i saj u përplas pas një peme. Ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Nicholas Davison, disa metra të tutje vendit ku ndodhi aksidenti, pasi ai nuk ndaloi makinën, dhe për këtë shkak trupi i 22 vjeçares u tërhoq zvarrë për 70 metra.

Për dedektivin Stuart McGregor, ky aksident tragjik mund të ishte shmangur nëse 22 vjeçarja do të kishte ecur në vijat e bardha të këmbësorëve. 

“Ajo humbi jetën për shkak të një fenomeni të neveritshëm, por edhe nga shoferi nuk pati asnjë përpjekje për të ndaluar makinën “,- tha dedektivi Stuart McGregor.

australi
Foto nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën 22 vjeçarja

Xh.M/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë