AUSTRALI- Lideri i opozitës australiane Toni Abbott ka zbuluar plane më të ashpra për dhënien e azilit, gjatë fushatës së tij elektorale.
Iniciativat e tij lidhen me rreth 30 mijë emigrantë të cilët mbërritën me anije ilegalisht që nga fillimi i 2013-s.
“Atyre nuk do t’i jepet rezidencë, por viza të përkohshme deri në tre vjet”, shpjegoi Abbot dhe do të vlerësohen për rinovim nëse statusi i refugjatit nuk është më i zbatueshëm.
Dhe nëse njerëzve i mohohet statusi i refugjatit nuk do t’u lejohet të apelojnë vendimin.
Australia shkon në votime më 7 shtator ku sipas sondazhit të fundit koalicioni Liberal-Kombëtar i Abbott kryeson 4 pikë mbi Partinë Laburiste e udhëhequr nga kryeministri Kevin Rudd.
Azili është një çështje e ndjeshme në Australi pas një rritje të konsiderueshme të njerëzve që vijnë ilegalisht me anije në muajt e fundit, ku shumica e të cilëve vijnë nga Sri Lanka, Irani, Iraku dhe Afganistani, përmes Indonezisë.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com