Australi, protesta kundër dekretit
për ndalimin e emigrantëve të Trump

Australi, protesta kundër dekretit<br />për ndalimin e emigrantëve të Trump
Mijëra persona kanë protestuar gjatë ditës së djeshme në Australi kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së emigrantëve nga disa shtete me shumicë myslimane brenda territorit të SHBA-së.

Protesta është organizuar nga disa organizata joqeveritare dhe është zhvilluar në Melburn, përpara Bibliotekës Shtetërore.

Në protestë ka marrë pjesë edhe lideri i Partisë së Gjelbërt, Richard Di Natale, i cili gjatë fjalimit të mbajtur, është shprehur se “ka ardhur koha ta kundërshtojmë presidentin Trump”.

Tani nuk është kohë të heshtim, por të veprojmë. Tani është kohë të ngritemi dhe ti themi Trumpit se dëshirat tona nuk përkojnë me dëshirat tua”, ka thënë Di Natale.

Ndërkohë sipas raportimeve të mediave lokale, protestuesit janë shprehur se Trump është duke vepruar kundër parimeve themeluese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje