MELBOURN - Kevin Rudd është udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste në Australi pasi mundi me 57 vota kryeministren dhe ish-lideren e partisë në fjalë, Julia Gillard e cila mori vetëm 45 vota.

Kryeministrja e thirri këtë votim pasi mbështetësit e Rudd e kërkuan diçka të tillë. Ky ndryshim vjen përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shtatorit, ku sondazhet sugjerojnë se partia Laburiste nuk ka shumë shanse për të fituar.

Gillard rrëzoi Rudd në një sfidë të udhëheqjes në vitin 2010, por ai mbetet shumë popullor tek elektorati dhe shumë analistë besojnë se Partia Laburiste do të funksionojë më mirë gjatë fushatës zgjedhore.

Gillard kishte thënë përpara votimit ajo do të japë dorëheqjen nga politika, nëse ajo humb garën për kryetarin e ri të partisë. Partia Laburiste ka qenë e ndarë nga përplasjet politike mes përkrahësve të Gillard dhe ish – kryeministrit australian Rudd dhe nuk ka qenë e qëndrueshme mbi spekulimet e udhëheqjes në javët e fundit.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)