Australi, shqiptari që përfitoi 850
mijë $ nga droga, lirohet nga qelia

Australi, shqiptari që përfitoi 850<br />mijë $ nga droga, lirohet nga qelia
SIDNEY-  Sadri Ahmetaj është shqiptari i cili brenda 6 vitesh ka arritur të bëjë 840 814 mijë dollarë australianë të ardhura nga trafiku i drogës në Australi.

Mediat australiane shkruajnë se 43 vjeçari i cili ndonëse kishte një pasaportë false kishte arritur të fitonte dokumentet për qëndrim në Australi ishte përfshirë në trafikun heroinës në jug lindje të Queensland, shteti i dytë më i madh në Australi.

Shifra prej 840. 814 dollarë të ardhura mes 206-2012 është zbuluar nga dokumentet në Gjykatën e Lartë, ku Ahmetaj kërkoi lirimin e tij dhe më 23 korrik të këtij viti e fitoi.

Gjithashtu sipas policisë dyshohet se 43 vjeçari gjatë nëj dekade, që kur kishte shkuar në Australi, pas luftës në Kosovë,  drejtonte një bandë të trafikut ekskluziv të drogës mjaft të sofistikuar dhe më pas pastronte paratë përmes një biznesi makinash në Gold Coast.

Ahmetaj po pret të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës dhe fitoi lirinë e tij me kusht pas një viti qëndrimi në burg.

Prokuroria ishte kundër lirimit pasi pretendojnë se ai mund të ndërhyjë tek dëshmitarët. Po kështu ata folën dhe për objekte të gjetura në shtëpinë e tij, përfshi dhe veshje firmato Versace si dhe një pallto 1810 dollarë.

Prokurorët thanë se ai përdorte 19 telefona celularë me emra dhe adresa falco për biznesin e tij . Nga ana e tij Ahmetaj mohon të ketë lidhje me furnizuesit e heroinës nga Sidney dhe tregtarët në Bresbane, të cilëve u kishte shitur makina dhe shkëmbenin vizita.

Ai e përshkroi veten si një biznesmen që punonte me duar të pastra në biznesin e makinave.

Prokurorët thanë se Ahmetaj është i papunë dhe burimet e të ardhurave të tij nuk janë të verifikueshme.

Pavarësisht kundërshtimeve të prokurorëve, Gjyqtarja Debra Mullin tha se liria me kusht e Ahmetajt do të ishte sipas rregullave strikte, përfshi dhe raportimin e përditshëm në polici dhe dorëzimin e pasaportës. Një mik i tij shqiptar la shtëpinë e tij me vlerë 450 mijë dollarë në Gold Coast si garanci për lirinë me kusht të Ahmetajt.

Në gusht të vitit të kaluar (2012) policia sekuestroi asete me vlerë 200 mijë dollarë pronë e Sadri Ahmetajt.
Me banim në Gold Coast ai u arrestua më 26 maj 2012, pas 18 muajsh hetime intensive , nën akuzën e trafikut dhe poseidimit të lëndëve narkotike të rrezikshme. Operacioni u kodua “Strom”, (stuhia) dhe dyshohet se Ahmetaj ka lidhje me krimin në Ballkan. Ndaj tij u ngritën 7 akuza.

Nga asetet me vlerë 200 mijë dollarë të cilat iu sekuestruan ishin dhe 2 prona në Gold Coast, 5 makina mes tyre dhe një Bentley Continental GT Coupe 2004 dhe një varkë. Sipas policisë banda mendohet se mund të ketë shpërndarë të paktën 20 kg heroinë vlera e të cilës në rrugë arrin në 25 mln dollarë australianë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë