MELBURN- Një person humbi jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti hekurudhor në Melburn të Australisë.

Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash mbrëmjen e djeshme dhe mediat lokale raportojnë se makinisti ngeci I shtypur në kabinën e tij. Është dashur mëse një orë që të nxirret nga kabina, por gjendja paraqitet shumë serioze.

Policia nuk ka dhënë detaje për aksidenti ndërsa kanë nisur hetimet edhe nga Koorporata Hekurudhore Australiane. Të gjitha udhëtimet në këtë vend janë pezulluar.
(aq/shqiptarja.com)