AUSTRALI  - Një vajzë shtatë vjeçare u gllabërua nga një krokodil teksa ajo notonte.

Vajza e vogël u përpi nga krokodili 2.5 metra i gjatë, ndërsa notonte me familjen e saj në një liqen të vogël.

Paçka përpjekjeve të vogëlushes dhe familjarëve fatkeqësisht ajo nuk mundi dot të shpëtojë. Tragjedia ndodhi në Gumarrirngbang, 350 kilometra në lindje të Darvinit në Australi.

Pastaj një kalimtar vrau një krokodil në zonë dhe thuhet se u gjetën disa mbetje njerëzore në barkun e tij. Ato mund të jenë të vajzës së vogël, që u gllabërua nga krokodili.


(ad.ti/shqiptarja.com)