Australia me një ambasadë Shqipëri-Kosovë, Cakaj: Domethënie e veçantë për marrëdhënien politike

Australia me një ambasadë Shqipëri-Kosovë, Cakaj: Domethënie e veçantë për marrëdhënien politike

Ambasada në Australi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka prezantuar hyrjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, e cila ndodhet në një hapësirë të vetme të përbashkët. 

“Ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot, për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar e, mes tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive”, u shpreh Cakaj në postimin e tij. 

Po ashtu ai theksoi se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale