Australia ndahet në dy pjesë
për Izraelin dhe Palestinën

Australia ndahet në dy pjesë<br />për Izraelin dhe Palestinën
Protesta në mbështetje të dy kampeve  kundërshtare janë zhvilluar në mbrëmjen e sotme në Melburn të Australisë.

Aktivistë dhe qytetarë të ndryshëm australianë janë ndarë në dy kampe në përkrahje të ҫështjes palestineze dhe një seksion tjetër në favor te shtetit izraelit.

Reagimi është provokuar nga përplasjet dhe incidentet e përgjakshmë që kanë pushtuar Izraelin dhe Palestinën.

Policia australiane u angazhua maksimalisht në mbarëvajtjen e protestave që u zhvilluan paralelisht.

Autoritetet policore morën sinjale alarmi të një përplasje të mundshme mes demonstruesve.

Sipas autoriteteve australiane, protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore dhe pa incidente.

Situata u përshkallëzua në dy vendet, që janë në konflikt të vazhdueshëm prej gati 70 vitesh nisur nga masat e ashpra që ndërmori policia izraelite në pjesën e Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem.

Palestinezët u ngritën në këmbë të revoltuar ndaj këtyre masave agresive.

Tre izraelitë u therën nga një grup palestinezësh si kundërpërgjigje të vrasjes së tre të rinjve nga Palestina në zonën e Bregut Perëndimor.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi