Australia njeh Jeruzalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit

Australia është bërë vendi më i ri që do njohë Jeruzalemin Perëndimor si kryeqyteti të Izarelit. Kryeministri australian, Scott Morrison, ka konfirmuar së fundi vendimin e qeverisë së tij për të njohur Jeruzalemin, si kryeqytet ndërsa është deklaruar se ambasada e Australisë nuk do të lëvizte nga Tel Avivi, derisa të arrihej një zgjidhje paqësore.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Australia  njeh tanimë  Jerusalemin Perëndimor, duke qenë pjesë e qytetit ku janë ngritut Parlamentit izraelit Knesset dhe shumë prej institucioneve qeverisëse , tha Morrison, duke folur të shtunën në Sydney." Ne shpresojmë që të lëvizim ambasadën tonë në Jerusalem Perëndimor kur të jetë e mundur ... dhe pas vendosjes së statusit përfundimtar", ka thënë kryeministri Australian raporton BBC.

 Qëndrimi i kryeministrit australian vjen pas një periudhe konsultimesh me politikanë në Australi dhe jashtë vendit, njoftojnë mediat.

Ndërkohë Lideri i Partisë Laburiste së krahut opozitar, Bill Shorten, është deklaruar se do të ndryshojë vendimin nëse ai fitoi zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kujtojmë që vitin e kaluar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, mori kritika nga e gjithë bota kur shënoi një kthesë në politikën e jashtme amerikane prej dekadash të pandryshueshme, duke njohur qytetin antik si kryeqytet të Izraelit. Pas atij vendimi, Ambasada e SHBA-ve u zhvendos nga Tel Avivi në Jeruzalem, në një ceremoni të zhvilluar në muajin maj.

Ndërkaq, në mungesë të vendosjes së ambasadës, Australia pritet të ngrejë një zyrë për mbrojtjen dhe tregtinë në Jeruzalemin Perëndimor. Në lidhje më historikun e qytetit antik, Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij "të përjetshëm dhe të pandarë", ndërsa palestinezët pretendojnë që Jerusalemi Lindor i  pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme, në 1967 është kryeqyteti i shtetit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • neo: 15/12/2018 19:28

    Po ç'fare mor aman, jo perendimor e jo lindor, dokrra e pallavra ne havan... Jeruzalemi KOMPLET i takon PA DISKUTIM popullit hebre e Izraelit. Nga te gjitha anet e nga te gjitha pikepamjet si ato historike, gjeografike, filozofike, demografike e sidomos fetare, Jeruzalemi eshte PA DYSHIM, Kryeqqyteti Shpirteror, Juridik e fizik i Izraelit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!