Austri, arrestohen 14 persona,
dyshohen si anëtarë të ISIS

Austri, arrestohen 14 persona,<br />dyshohen si anëtarë të ISIS
Autoritetet austriake kanë zhvilluar  një aksion kundër terrorizmit, gjatë të cilit janë angazhuar 800 policë dhe është bërë e mundur arrestimi i 14 personave.

Tetë prej arrestimeve janë kryer gjatë bastisjeve të bëra gjatë ditës së djeshme në Vjenë dhe Graz.

Ndërkohë autoritetet kanë deklaruar se nuk kishte asnjë indikacion se nga personat e arrestuar po përgatitej ndonjë sulm terrorist.

Personat e arrestuar janë  të moshën 21 vjeç deri në 49 vjeç dhe tre prej tyre janë me shtetësi austriake, ndërkohë që 5 të tjerët shtetas të huaj.

Më vonë është bërë edhe arrestimi i 6 personave të tjerë, tre meshkuj dhe tre femra nga rajoni i Ballkanit.

Të gjithë të arrestuarit dyshohen si anëtarë të organizatës terroriste ISIS.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi