Austri, autoritetet arrestojnë
sozinë e Adolf Hitlerit

Austri, autoritetet arrestojnë<br />sozinë e Adolf Hitlerit
AUSTRI-Një 25-vjeçar i cili adhuronte Adolf Hitlerin është arrestuar nga autoritetet austriake me akuzën e lavdërimit të kohës së nazizmit.
 
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 25-vjeçari i cili e quan veten e tij Harald Hitler, është parë të bëjë foto në shtëpinë në të cilën Adolf Hitler ka lindur në Braunau.
 
Harald Hitler kishte pak kohë që është shpërngulur në qytetin i cili ndodhet në kufirin gjerman, ndërkohë që ai është parë edhe në Vjenë dhe Graz.
 
I riu ishte i vetëdijshëm për çfarë po bënte”, kanë deklaruar autoritetet austriake.
 
Nëntorin e kaluar Austria ka vendosur të shembi shtëpinë në të cilën Adolf Hitler ka lindur, për shkak të frikës se kjo shtëpi mund të shndërrohej në një pikë të “shenjtë” për neo-nazistët.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë