Austri, e djathta ekstreme shtrin duart e korrupsionit mbi lojrat e fatit

Austri, e djathta ekstreme shtrin duart e korrupsionit mbi lojrat e fatit

E djathta ekstreme austriake ka synuar të shtrirë duart e korrupsionit mbi lojrat e fatit.

Kjo është pista ku autoritetet po hetojnë ndërsa ata kontrolluan shtëpitë e ish-kancelarit austriak Heinz-Christian Strache dhe Johann Gudenus, të njëjtët njerëz të përfshirë në Ibiza-gate e  cila bëri që të binte qeveria Kurz.

Ish lideri i partisë të ekstremit të djathtë Fpö dhe 4 të tjerë janë akuzuar nga prokuroria e Vjenës për korrupsion.

Partisë sovraniste austriake i'u desh të emërojë Norbert Hofer si drejtuesin e saj të ri, pasi ish sekretari Strache, rreth dy vite më parë u akuzua se i kishte premtuar favorizime një bashkëbiseduesi rus në këmbim të financimit të partisë.

Biseda e filmuar në Spanjë shkaktoi në Austri tërmet politik.

Sot FPÖ po përpiqet përsëri të kthehet në krye të shtetit.

Hofer ka thënë se paraardhësi i tij ka gabuar por dhe ka bërë shumë gjëra të mira për partinë në të kaluarën.

Fpö në zgjedhjet e fundit europiane u dërmua në shifrën 17%.

Si të mos mjaftonte kjo, hetimi i ri i prokurorisë shton brishtësinë e frontit të ekstremit të djathtë në prag të zgjedhjeve të parakohshme politike të 29 shtatorit.

Sidoqoftë, Fpö duket se e ka braktisur Strache-in drejt fatit të tij, po përpiqet të distancohet nga mesazhet ekstremiste dhe ka zgjedhur Hofer-in si personi përgjegjës misionin e pamundur të pushtetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' 

Dy ish kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love'