Austri, edhe pse do ketë poker disa javor politik, zgjedhjet nuk e ndryshojnë kursin

 Austri, edhe pse do ketë poker disa javor politik, zgjedhjet nuk e ndryshojnë kursin

Kush di të numërojë do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi - më majtas. Kush është më i vëmendshëm dhe e ka ndjekur edhe fushatën zgjedhore në shtator do të arrijë tek një përfundim tjetër. Vërtet që koalicioni i i konservatorëve të ÖVP-së dhe të djathtëve të FPÖ-së para dy vitesh së bashku morën katër përqind më shumë vota, vërtet që Të Gjelbrit me 3,8% dolën nga parlamenti para dy vitesh e u rikthyen tani në mënyrë spektakolare, - por kjo nuk do të thotë se ka ndryshuar shumë atmosfera e zgjedhësve dhe orientimi i tyre.

Ish-kancelari, Sebastian Kurz përfaqëson dhe administron një konsesus të gjerë konservator: Është mirë kështu siç jemi "ne". Jo më refugjatë, të huajt të jenë të sjellshëm  e në vend të kësaj krenari kombëtare dhe identitet. Kthim në politikën e para vitit 1968...

Distanca mes partive të mbetet

Fakti që Sebastian Kurz arriti të marrë vetëm 37,5% të votave dhe nuk mori 60% të tyre, shpjegohet me mentalitetin politik në Austri. Megjithë maninë për grindje për gjërat e vogla, partitë e shmangin çdo lloj mungese ujdie për çështjet e mëdha. Edhe votuesi e dëshiron që distanca mes partive të mbetet siç është. Do populli të shkojë djathtas, atëherë politikanët e të gjitha kampeve duhet ta ndjekin këtë sinjal.

Fakti që Të Gjelbrit para dy vitesh ishin shumë të dobët, lidhet me qëndrimin e tyre opozitar ndaj politikës strikte të qeverisë për refugjatët. Këtë herë ata e shmangën me kujdes këtë temë. Tema tjetër - ndryshimi i klimës - gjen menjëherë shumë mbështetje, për sa kohë, që nuk kërcënojnë masa të dhimbshme. Kështu një votë për këtë parti e qetëson ndërgjegjen.

Socialdemokratët përkundrazi u ndëshkuan. Fakti që edhe ata e shmangën me kujdes temën e migrimit, nuk mjaftoi për t'u afruar me votuesit. Zemërimin e tyre për riorganizimin e sigurimit shëndetësor, një temë për specialistët e funksionarët, nuk e kuptoi kush.

Protesta e tyre kundër rregullores së re të orarit të punës, që lejon ditë pune 12 orëshe dhe javë me 60 orë punë i anashkaloi interesat e vetë klientelës socialdemokrate. Pikërisht tek shtresa punëtore është ende popullor modeli klasik familjar: Babai bën mbi orë, kurse nëna kujdeset për familjen dhe fiton diçka. E sikur kjo të mos mjaftonte, me kandidaten Pamela Rendi-Wagner, socialdemokratët nxorrën në krye një kandidate të dobët dhe të pasigurtë, që për shkak të mungesë së perspektivës në radhët e veta, nxirrte si pllakate vetëm "humanizmin" dhe "solidaritetin". 

Shok pas videos së Ibicës? Aspak

Rezultati zgjedhor, sidomos rënia e FPÖ-së me 10% në këto zgjedhje, të çon në një përfundim të gabuar: pra që zgjedhësit shprehën protestën e tyre kundër videos skandaloze të Ibicës, ku zëvendëskancelari, Heinz-Christian Strache duket si bën pazar me një gjoja oligarke ruse. Opinioni kishte katër muaj kohë për t'u shokuar për këtë. Por shok nuk pati. Eh, kështu janë politikanët - ky ishte mesazhi. E nëse duan të bëjnë marrëveshje të pista, të paktën t'i bëjnë me elegancë dhe të kujdesen që të mos i kapin.

Kërkimi i partnerit

Sebastian Kurz i ka tani të gjithë mundësitë për të realizuar politikën e tij. Madje edhe me Të Gjelbrit ai do ta kishte një shumicë absolute, dhe kjo parti po i jep shenja fituesit se ka interes për një koalicion. Por kundërshtim ka nga dega e partisë në Vjenë. Më e lehtë për Kurz do të ishte të merrte, "Neot" rozë, një parti e vogël me qëndrime liberale në politikën ekonomike dhe shoqërore e qytetasve të shkolluar dhe në gjendje të mirë ekonomike.

Por edhe partia nacionaliste e djathtë, FPÖ-së do të ishte një partner i mundshëm. Sekretari i saj i Përgjithshëm, Harald Vilimsky deklaroi në natën zgjedhore, se ai "nuk sheh porosi" të votuesve për vazhdimin e koalicionit me ÖVP. Gjuha e thatë veçse ka kuptim nga ana taktike. Në fushatën zgjedhore, FPÖ i bënte elozhe Sebastian Kurzit. Tani ajo mund të ndërrojë taktikë dhe të rrisë çmimin. Por ka gjasa që FPÖ të refuzojë pushtetin dhe të kalojë në një opozitë të fortë - një skenar që Sebastian Kurzit nuk duhet t'i pëlqejë shumë. Në këto kushte Austrinë e pret një poker disajavor politik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja