Gjykata ka verifikuar parregullsi në 94 zona.Në dëgjesë u morën 90 dëshmitarë mes tyre edhe pjesëtar të qendrave të votmit . Shumë prej tyre pranuan se shpesh herë nuk ishte respektuar ligji elektoral , në veçanti në lidhje me kohën dhe mënyrën e numërimit të votave me postë.
Në zgjedhjet e 22 majit u shpall fitues kandidati i Partisë së Gjelbër Alexander Van der Bellen pas një rezultati të ngushtë me kandidatin e ekstremit të djathtë Norbert Hoffer.
Gjykata e mori vendimin pasi shqyrtoi kontestimin e partisë së ekstremit të djathtë sipas së cilës kishte parregullsi dhe ligji zgjedhor ishte shkelur ne shume prej 117 qendrave të votimit.
Nëse kandidati Hofer fiton atëherë do të jetë kreu i parë i ekstremit të djathtë që do drejtojë një vend të Bashkimit Europian. Partia e tij e bazoi fushatën zgjedhore në shqetësimin për emigrantët dhe standartet e ulta te jetesës.
Pas urdhrit të gjykatës, presidenti Heinz Fischer do të zëvendësohet përkohësisht nga tre zyrtarë parlamentarë, duke përfshirë edhe kandidatin Hoffer.
Zgjedhjet e reja pritet të mbahen në shtator ose në tetor të këtij viti.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
