Austri, kandidati presidencial 
Hofer:Referendum  për BE

Austri, kandidati presidencial <br />Hofer:Referendum  për BE
Kandidati presidencal i ekstremit të djathtë në Austri Norbert Hofer konfirmoi se mund ta shtyjë vendin drejt një referendumi për anëtarësimin në BE.

” Nëse përgjigja ndaj Brexit është krijimi i një Evrope të centralizuar, ku parlamentet kombëtare nuk kanë fuqi dhe ku unioni qeveriset si një shtet, atëherë ne do të zhvillojmë një referendum në Austri, sepse kjo sjell ndryshime kushtetuese”,tha  Hofer.
 
Disa herë Hofer  ka konfirmuar   se një votë  për të nuk do të thotë një votë për daljen e Austrisë nga Unioni.  Gjatë intervistëts për BBC  ai tha se mund të jenë dy cështje për të cilat mund të ndryshojë mendim. Epara është  pranimi i Turqisë në BE dhe e dyta përgjigja që BE do të ketë për daljen e Britanisë nga unioni.  “Edhe pse BE është e rëndësishme  për Austrinë, tha Hofer,- ne duam një Union më të mirë.”
 
Zgjedhjet e reja presidenciale në Asutri do të mbahen në 4 dhjetor  dhe sondazhet deri më tani flasin për barazim.  Nëse Hofer fiton ai do të jetë i pari lider i ekstremit të djathtë në krye të shtetit ndërsa rival ii tij der Bellen fitoi zgjedhjet në maj, por votimi u quajt i paligjshëm.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari