Austri, media: Incidenti në Vjenë
si dhuratë Berishës për fushatë

Austri, media: Incidenti në Vjenë<br />si dhuratë Berishës për fushatë
VJENE -  “Një dhuratë e ardhur nga qielli për qeverinë në këtë fushatë elektorale” e quan Vienna.at incidentin e ndodhur më 24 prill mes Kreut të PS-së Edi Rama dhe diplomatit shqiptar në Vjenë Egin Ceka.

Në një artikull që mban datën 9 maj, 2013, portal më i madh me informacione nga Vjena i kushton një artikull të gjerë mbi incidentin dhe ngritjen e komisionit hetimor në Tiranë, ku dy ditë më parë Egin Ceka ,djali i Neritan Cekës, ambasador në Itali dha dhe dorëheqjen si diplomat.

Për qeverinë e Tiranës incidenti i vogël në Akademinë Diplomatike të Vjenës, që nuk është parë as nga organizatorët e Institutit Renner dhe as nga ndonjë tjetër i pranishëm, është një dhuratë nga qielli për këtë fushatë elektorale,” shkruhet në portal ku shtohet se takimi jo I këndshëm mes Ramës e Cekës, natyrisht është stilizuar dhe ekzagjeruar si ngrindje e egër, siç ishte I ekzagjeruar dhe dorëheqja e Egin Cekës.

Portali online i bën dhe një analizë në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit ku Berisha do të konkurojë me një koalicion parazgjedhor me 25 parti, ndërsa Rama me 36 parti.

edi rama lajmi në faqen viena online

(Në foto Edi Rama në lajmin në Websitin "Viena Online)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen

Kukës/ Babai denoncon në Polici humbjen e djalit 17-vjeçar, nisin kërkimet dhe kontrollet për gjetjen