Austri: Ministrat e jashtëm 
arrijnë, për bisedime për Sirinë

Austri: Ministrat e jashtëm <br />arrijnë, për bisedime për Sirinë

Ministrat e punëve të jashtme kanë arritur në Vjenë, ku për dy ditë do të zhvillohen bisedime rreth krizës në Siri.

Aleati i presidentit sirian, Bashar al Assad, Irani do të merr pjesë për herë të parë në këto takime shumëpalëshe, së bashku me aleatin tjetër të Damaskut, Rusinë.

Sekretari i SHBA-së, John Kerry pritet të takohet me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, para bisedimeve shumëpalëshe.

Kerry pritet të zhvillojë takime edhe më ministrat e jashtëm të Rusisë, Turqisë, dhe Arabisë Saudite.

Raportohet se edhe ministri i jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov do të takohet me homologun e tij nga Irani.

Moska dhe Teherani insistojnë që presidenti Bashar al Assad, duhet të jetë pjesë e qeverisë transite, përderisa SHBA-ja, vendet tjera të perëndimit dhe ato të Gjirit, dëshirojnë largimin e tij.




Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin

Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin