AUSTRI – OPEC-u mban prodhimin aktual të naftës duke sjellë rënie të çmimit


VJENË, 27 nëntor /ATSH-AFP/ - OPEC-u vendosi sot pavarësisht rënies së çmimit të naftës, që të mbajë nivelin e prodhimit të arit të zi në 30 milionë fuçi në ditë, një e re që solli rënie tjetër të çmimit të naftës.
"Nuk ka ndryshim", deklaroi për median ministri kuvajtian i Naftës, Ali al Omair, në përfundim të një mbledhje të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës në Vienë.
Ky vendim gjithashtu bëri që çmimet e naftës të bien sërish në nivelin më të ulët në katër vite, "Brent"-i ra në 74,36 dollarë për fuçi, niveli i tij më i ulët që prej 31 gushtit 2010, dhe "WTI"-ja ra në 70,81 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që prej 25 gushtit 2010.
Ndërkohë që çmimi i naftës ka rënë prej më shumë se 30 për qind që nga qershori, për shkak të një oferte të bollshme dhe një kërkese në rënie, vendet e OPEC-ut duhet të zgjidhnin mes një ule të tabanit të prodhimit, që prej tre vitesh ishte në 30 milionë fuçi në ditë, ose të arrinin një angazhim për të respektuar dhe përdorur më mirë këtë sasi.
Venezuela, financat e së cilës po bien dhe që vuan në veçanti nga rënia e çmimit të naftës, kishte zhvilluar një fushatë të hapur për një reduktim të ofertës. Por shumë vende të Gjirit Persik, me Arabinë Saudite në krye, kishin hedhur poshtë këtë mundësi, duke vlerësuar se herët a vonë tregu do të stabilizohet./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë