Austri, po hartohet ligji për ndalimin
e përdorimit të shamive islamike

Austri, po hartohet ligji për ndalimin<br />e përdorimit të shamive islamike
Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kruz, është shprehur se është duke punuar për një ligji për ndalimin e shamive myslimane në Austri.

Ai ka deklaruar se është duke punuar  për hartimin e këtij ligji me Muna Duzdar, e cila është një nga ministret e qeverisë dhe familja e saj është me origjinë myslimane.

Gjatë muajit mars, në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, një këshilltare është shprehur se të gjitha kompanitë në Evropë duhet ta ndalojnë stafin të mbajnë shami si shenjë të besimit, kjo në kuadër të ndalimit të përgjithshëm të simboleve fetare.

Ndërkohë, Kruz, është shprehur se kryqi dhe simbolet e tjera të fesë së krishterë nuk do të jenë të ndaluara nëse ligji miratohet në parlament.

Gjithashtu edhe zyrtarë të lartë gjerman kanë kërkuar pak kohë më parë miratimin e një ligji të ngjashëm, nga ana tjetër, në Francë aktualisht ekzistojnë disa ndalesa për mënyrën e veshjes së besimtareve myslimane.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf