Austri, Rama: PS zgjidh
çështjen e pronës

Austri, Rama: PS zgjidh <br />çështjen e pronës
VJENË - Shumë shqiptarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Austrisë, si dhe një numër i konsiderueshëm të ftuarish austriakë, janë mbledhur në “House of the European Union” për të marrë pjesë në debatin "EU-Betëeen Me and You" që u zhvillua të premten në Vjenë. Në këtë aktivitet, ku ka promovuar librin e tij Kurban, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka biseduar me të pranishmit në lidhje me vizionin e tij për çështjet e nxehta të politikës së ditës. Rama u është përgjigjur po ashtu pyetjeve mbi vizionin e tij dhe të Partisë Socialiste për çështjet që do zgjidhë PS në qeverisje. Çështja e pronave ka qenë një nga pikat ku Edi Rama është ndalur duke konfirmuar se, sic thuhet edhe në Programin e PS për një Rilindje Shqiptare, për Partinë Socialiste nuk ka ish pronarë, por vetëm pronarë.
“Ne jemi shprehur shumë qartë për zgjidhjen e problemit të pronës duke filluar që nga fakti se ne nuk konsiderojmë “ish pronarë” por pronarë. Vetë koncepti ish pronarë është një koncept i cili për ne i takon të shkuarës. Ne jemi angazhuar solemnisht për zgjidhjen e problemit të pronës, sepse problemi i pronës dhe zgjidhja e tij nuk është as e majtë as e djathtë, por është një çështje që lidhet me drejtësinë mbi të cilën duhet të ngrihet e gjithë bashkëjetesa shoqërore.”
Duke komentuar në lidhje me faktet e dala në dritë pas ekseprtizës së FBI-së, Rama u shpreh se Partia Socialiste në qeverinë e saj do të garantojë pavarësi të institucioneve dhe drejtësi për njerëzit e zakonshëm.
“Nëse paskan zbatuar ligjin pse ndërrojnë tytat?! Pse fshijnë provat në serverin e kryeministrisë?! Dhe pse pengojnë në mënyrë konstante hetimin duke bërë presione barbare ndaj Prokurorisë dhe personalisht Prokurores së Përgjithshme?! Ajo që ne angazhohemi është të krijojmë të gjitha kushtet që drejtësia të jetë realisht e pavarur, që prokuroria të jetë realisht e pavarur, dhe që i gjithë sistemi gjyqësor të ketë mundësi të bëjë punën e tij. Padyshim, që ne do të jemi në krahun e njerëzve të zakonshëm dhe do të bëjmë çmos për të qenë të drejtë, në radhë të parë duke qeverisur në mënyrë të drejtë, duke mos e përdorur fuqinë e pushtetit për të bërë padrejtësia, për të tjetërsuar pasuri kombëtare në funksion të njerëzve të qeverisë apo të klientëve të qeverisë, për të tjetërsuar prona që i takojnë qytetarëve në funksion të ortakëve në biznes të pushtetarëve, për të trajtuar qeverinë si një pronë dhe si një oborr ku çdo gjë është e mundur, por për shqiptarët jashtë oborrit çdo gjë është e pamundur, ky është vizioni im”, tha kryesocialisti në Vjenë.
Duke u shprehur mirënjohjen Rama u kërkoi shqiptarëve që jetojnë në Austri që të bashkohen për të dënuar me votë keqqeverisjen e pushtetit actual.
“Pa ndihmën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë Shqipëria nuk do mund t’i mbijetonte keqqeverisjes duke filluar nga kuptimi fare i thjeshtë i ekonomisë së përditshme. E pra, nëse keni marrë rrugën nga të gjitha shtigjet e mundshme, me anije, nëpër male, me lloj lloj formash e mjetesh nga më aventurozet, për të realizuar qëllimin tuaj bëni çmos që jo vetëm ju, por të gjithë ata që mendojnë si ju, ta merrni rrugën mbrapsht për të votuar për një Shqipëri më të mirë në mënyrë që numri i votave të jetë i atillë që të mos ketë vjedhje që të mund t’i bëjë më derman pushtetit të sotëm”, tha ai.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim