Austri, shpërthim në një impiant
 gazi, një i vdekur 18 të plagosur

Austri, shpërthim në një impiant<br /> gazi, një i vdekur 18 të plagosur<br>
Një shpërthim i madh ka tronditur një shpërndarës të gazit në Austri duke vrarë një person dhe plagosur 18 të tjerë.  Shpërthimi ka ndodhur ditën e sotme në orën 08:45 në sheshin Baumgaerten në lindje të Vjenës, pranë kufirit Sllovak.

Policia austriake ka rrethuar zonën dhe deklaron se situata është nën kontroll ndërsa zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Disa persona që kanë pësuar djegie të rënda , janë transportuar në spital me helikopter.

Importi i gazit nga Rusia është ndaluar, duke shkaktuar rritjen e çmimit në Europë.Baumgarten është shpërndarësi më i madh për gazin e importuar nga Rusia, duke marë 40 miliard metër kub gaz në vit.

Gas Connect tha se incidenti nuk do të ketë efekt në furnizimin me gaz në Austri, por në Itali dhe Kroaci mund të reduktohet. Ministri Italian i zhvillimit ekonomik, Carlo Calenda, tha se do të deklaronte një gjendje të jashtëzakonshme për furnizimin me energji.
 

[gallery]25101[/gallery]

Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!