Klinika e Landit në Horn (Austri) është duke përtëritur në mënyrë graduale shtretërit e saj. Dhe përmes Caritasit ajo ka vendosur që 72 shtretër spitalorë të përdorur, por në gjendje të mirë, t`i dërgojë në Shqipëri, ku ka shumë nevojë për ta. 

Shtretërit i marrin në dorëzim spitalet e Shqipërisë, që mbikëqyren dhe drejtohen në mënyrë direkte nga Caritasi, shkuan meinbezirk.at. Pas ngarkimit të bërë në klinikën Horn nga fundi i nëntorit, shtretërit janë transportuar për në Shqipëri dhe janë shkarkuar këto ditë në selinë e atjeshme të Caritasit.

"Për ne në klinikën Horn është kënaqësi e veçantë, që shtretërit tanë funksionalë përmes Caritasit St. Polten kemi mundësinë që të japim një kontribut në përmirësimin e fushës së shëndetësisë në Shqipëri", ka thënë Angela Kroitzsch, drejtoreshë në spital.

Dërgesa e parë është bërë në muajin prill, kur në Shqipëri u dërguan 40 shtretër të rinj spitalorë me pajisje elektrike.

Marrënga Albinfo

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)