Austria: Ceka erdhi pa ftesë në
aktivitetin e Ramës

Austria: Ceka erdhi pa ftesë në <br />aktivitetin e Ramës
AUSTRI - Protagonisti i incidentit në Austri, Egin Ceka ka qënë një mik i paftuar në aktivitetin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, me diplomatët e rinj. Aryste e pjesëmarrjes së tij kanë qënë thjesht private, pasi ai nuk rezulton fare në listën e të ftuarve dhe këtë e pohon edhe shkresa e vetë “Institutit “Karl-Renner” drejtuar organizatorit të aktivitetit, Fate Velaj.

Në këtë shkresë, thuhet: “I nderuar Z. Velaj, për informacionin tuaj: Kanë qenë 92 persona të regjistruar për forumin e dialogut me Z. Edi Rama në Akademinë Diplomatike të Vjenës, të tillë si ambasadori, Heidemaria Gürer apo Ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiqmari. Z. Egin Ceka nuk ka qenë i regjistruar.

Urimet më të mira,
Gerhard Marchl

Dr Gerhard Marchl
Karl-Renner-Institut
Europäische Politik

Teksti original në origjinal është si më poshtë:

"Dear Mr. Velaj, for your information: 92 persons registered for the dialogue forum with Mr. Edi Rama in the Diplomatic Academy of Vienna, such as Ambassador Heidemaria Gürer or the Ambassador of Kosovo to Austria, Mr. Sabri Kiqmari. Mr. Egin Ceka did not register.

Best regards,
Gerhard Marchl

Dr. Gerhard Marchl
Karl-Renner-Institut
Europäische Politik”.


Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Sali Berisha rikthehet pas 331 ditësh tek Partia Demokratike! Militantët e presin në oborrin e selisë

GJKKO e liroi nga 'arresti shtëpiak', Sali Berisha rikthehet pas 331 ditësh tek Partia Demokratike! Militantët e presin në oborrin e selisë