SLLOVENI, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Austria dhe Sllovenia, dy shtete anëtare të Bashkimit Evropian, rikonfirmuan dje mbështetjen për projektin ruso-italian të gazjellësit South Stream, objekt i një krahu të hekurt mes Brukselit dhe Moskës në sfondin e krizës ukrainase.
"South Stream" është rruga më e mirë në kuadër të furnizimit energjitik afatgjatë dhe afatmesëm", konfirmoi kancelari austriak, Werner Faymann pas një takimi me homologët slloven dhe kroat pranë Lubjanës.
Kryeministrja sllovene, Alenka Bratusek e cilësoi këtë projekt si një "projekt të rëndësishëm infrastrukturor".
Krerët e dy vendeve të vogla alpine u shprehën disa ditë nga vizita në Vjenë e presidentit rus, Vladimir Putin, të martën më 24 qershor.
Ndërtimi i "South Stream", ndërmarrë nga gjiganti rus "Gazprom" me pjesëmarrjen e grupeve evropiane si ai italian "Eni" apo francez "EDF" filloi në fund të vitit 2012. Gazjellësi, vënia në punë e të cilit është parashikuar në fund të vitit 2015, do të rilidhë Rusinë në jug të Bashkimit Evropian nëpërmjet Detit të Zi duke shmangur territorin e Ukrainës./
/ec/
/Shqiptarja.com