Austria i dorëzon Francës 2 persona
dyshohen për sulmet në Paris

Austria i dorëzon Francës 2 persona<br />dyshohen për sulmet në Paris
Shteti austriak i ka dorëzuar sot Francës dy persona që dyshohet se kanë lidhje me sulmet e Pasit të ndodhur nëntorin e kaluar ku humbën jetën 130 njerëzve.
 
Personat e dorëzuar janë 29 vjeçari Adel Haddadi dhe 35 vjeçari Mohamad Usman Gani.
 
Të dy këta persona u arrestuan më 10 dhjetor në një qendër për refugjatësh.
 
 Adel Haddadi është me origjinë algjeriane ndërsa Mohamad Usman Gani pakistaneze.
 
Hetuesit dyshojnë se ata fillimisht kanë udhëtuar për në ishullin grek të Lerosit më 3 tetor, në të njëjtën anije të mbushur me refugjatë bashkë me dy burra që morën pjesë në sulmet e 13 nëntorit.
 
Për dy personat në fjalë, besohej se ishin Nga Iraku dhe se mund të kishin hedhur vetën në erë para “Stade de France”, në një nga sulmet e kryera nga 10 njerëz atë natë në kryeqytetin francez.
 
 Por, Haddadi dhe Usman u arrestuar nga autoritetet greke pasi 25 ditëve, për shkak të pasaportave false siriane.
 
Pas lirimit, besohet nga hetuesit se ata kanë ndjekur rrugën e migrantëve dhe kishin arritur në Salzburg të Austrisë në fund të nëntorit, pas sulmeve.
 
Franca lëshoi në fillim të korrikut transferimin e dy burrave në, i cili u aprovua nga një gjykatë në Salzburg.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë