Kjo masë u dha nga Kancelari Verner Fejman në një intervistë për gazetën Osterreich. Sipas tij, menjëherë do të fillojnë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak.
“Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Shengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.
Ky vendim, sipas Kancelarit Fejman, vjen si pasojë e krizës me refugjatë dhe pamundësisë për të kontrolluar lëvizjen e tyre brenda zonës Shengen. Kjo masë ka shkaktuar zemërim në Bruksel.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka thënë se qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian kanë dështuar në mbajtjen e premtimit se do të përballonin krizën e emigrantëve.
Mbi 1 milion refugjatë hynë në Europë gjatë vitit 2015. Qeveritë e Unionit miratuan planin për shpërndarjen e rreth 160 mijë azilkërkuesve drejt vendeve anëtare të lindjes, por deri më tani janë zhvendosur vetëm 272 prej tyre.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)