Austria voton sot për të zgjedhur presidentin e ri të vendit pasi majin e shkuar rezultati i fituar nga ish-kreu i partisë së Gjelbërt Alexander Van Der Bellen u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë austriake pasi u vunë re parregullsi në votim.
Këtë të dielë Der Bellen përballet me kreun e Partisë së Lirisë Norbert Hofer i cili nëse fiton do të jetë udhëheqësi i parë i ekstremit të djathtë në Bashkimin Europian.
Hofer gjatë fushatës së tij mbështeti fuqishëm reformën kundër emigrantëve duke paralajmëruar edhe mundësinë e largimit të Austrisë nga Unioni.
Pas Brexit dhe zgjedhjes së Trump president liderët europianë shpresojnë që këto zgjedhje të fitohen nga Van Der Bellen.
Unioni i frikësohet rritjes së forcave populiste dhe të antiemigracionit duke patur parasysh se shtete si Franca, Gjermania dhe Hollanda këtë të vit do të zhvillojnë zgjedhjet elektorale dhe fitorja e Hofer do të kishte efekt domino në shumë vende evropiane.
Por duhet të presim deri ditën e nesërme për të kuptuar se cila do të jetë zgjedhja e austriakëve.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com