Austria Vjenë-Teuta, austriakët:
Të hetohen 4 lojtarë e trajneri

Austria Vjenë-Teuta, austriakët:<br />Të hetohen 4 lojtarë e trajneri
Katër lojtarë të Teutës së Durrësit dhe trajneri i asaj kohe i kësaj skuadre janë personat që dyshohen nga drejtësia austriake se kanë dijeni për trukimin e rezultatit të ndeshjes miqësore Austria Wien-Teuta. 

Kjo ndeshje është luajtur në 21 qershor 2016 në Seeboden të Austrisë dhe që ka përfunduar 7-2 për austriakët dhe autoritetet e këtij vendi janë të bindur se ka qenë ndeshje e manipuluar nga ana e ekipit shqiptar për përftime në bastet sportive. 

Për këtë arsye prokuroria austriake ka kërkuar nga ana e homologëve shqiptarë që të pyeten si të pandehur Shpëtim Moçka, Bledjan Rizvani, Rustem Hoxha, Erand Hoxha dhe Juljan Ahmataj, pra katër lojtarë dhe trajneri i Teutës. 

Moçka dhe Rizvani janë dy portierët që u aktivizuan në atë ndeshje, Rustem dhe Erand Hoxha dy mbrojtës, ndërsa Ahmataj ka qenë trajneri i Teutës në atë ndeshje. 

“Shqiptarja.com” pas publikimit në numrin e djeshëm të dokumentit koefindencial, sot zbardh të plotë letër-porosinë me emrat e personave të akuzuar nga drejtësia e Austrisë për manipulimin e ndeshjes, por edhe akuzat e faktet ku bazohen. 

Këta shtetas shqiptarë akuzohen nga drejtësia austriake për veprën penale të “Mashtrim i rëndë”. Prokurorët austriakë kanë depozituar edhe provat e tyre për akuzën ndaj lojtarëve shqiptarë, ku një mesazh që i është kapur një lojtari të Teutës në celular është edhe prova më e rëndë. 

Gjykata e Tiranës i ka dhënë autorizimin e saj Prokurorisë së Tiranës për të proceduar sipas kësaj letër-porosie të austriakëve dhe së shpejti të dyshuarit do të merren në pyetje. 

[gallery]21879[/gallery]
Akuza: “Mashtrim i rëndë”
Në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, regjistruar me nr.1918 prot, datë 14.02.2017, nga Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Marrdhënieve Juridiksionale me Jashtë, kanë ardhur materialet mbi kërkesën për ndihmë juridike të autoriteteve Austriake të drejtësisë, konkretisht të Prokurorisë Salzburg, Austri, me objekt marrjen ne pyetje të shtetasve shqiptarë ; Shpëtim Moçka, Bledjan Rizvani, Rustem Hoxha, Erand Hoxha dhe Juljan Ahmataj, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrim i rëndë”, parashikuar nga nenet 146 e 147 paragrafi i dyte i K.Penal Austriak.
Nga materialet e ardhura nga autoritetet Austriake të drejtesisë rezulton se, çeshtja për të cilën kërkohet kjo letërporosi permbledh këtë fakt penal: Pranë Prokurorisë Salzburg të Austrisë është duke u zhvilluar një procedure hetimore kunder të pandehurve të lartpermendur për shkak të dyshimit të “Mashtrimit të rëndë”, sipas neneve 146 dhe 147 paragrafi 2, të K.Penal Austriak.

Si u trukua ndeshja
Sipas rezultateve të hetimeve të deritanishme, të akuzuarit Shpëtim Moçka, Bledjan Rizvani, Rustem Hoxha, Erand Hoxha dhe Juljan Ahmataj jane të dyshuar, që më dt. 21.06.2016 në Seeboden nepërmjet sjelljes në kundërshtim me të verteten, që po luanin me gjithe fuqinë, sipas rregullores dhe konform rregullave, ndërkohe që ata në fakt dhe mundësisht pa rënë në sy ndikuan në rezultatin e lojes, i cili ishte dakortësuar me përpara konkretisht, pra nëpërmjet mashtrimit për faktet i kanë çuar ofertuesit të basteve në kryerjen e veprimeve, konkretisht në pranimin e basteve me bashkëpunetor të panjohur dhe në pagesat tek keta bashkëpunetor të fitimeve të basteve të arritura në mënyre mashtruese, nepermjet të cilave ofruesit perkates të basteve janë dëmtuar në pasurinë e tyre me një shume deri tani ende të panjohur, të pakten mbi 5.000.00 Euro (dy shifrat pas pikës janë për centët, sqarim i redaksisë).  

U “çmenden” bastet për 20 minuta
Nga analiza e tregut të basteve, bërë nga firma Sportradar, rezulton që në 20 minutat e fundit të ndeshjes së futbollit midis KS Teuta dhe FK Austria Vien, me dt.21.06.2016, koeficientet e bastit-në kundërshtim me përvojen e pergjithshme në tregun e basteve në menyre shume të pazakonte ndryshuan në disfavor të KS Teuta. Keshtu që në menyre jo të zakontë shume bastexhinj sportiv, kur rezultati i ndeshjes ishte 5:2 për FK Austria Vien, vendosen baste që gjithesej bëhen të paktën nëntë gola. Perveç kësaj u vu re, që mbrojtësit e KS Teuta në veçanti në 20 minutat e fundit të ndeshjes janë sjellë shume pasivë.

Mohimi dhe “arratisja”
Pasi lojtarët e stafi i ekipit të Teutës janë marrë në pyetje nga policia austriake ata nuk kanë qëndruar për t’u sqaruar situate por janë larguar menjëherë. “Gjatë marrjes në pyetje nga policia të pandehurit mohuan çdo veprim penal. Meqënëse ata u kthyen në Shqipëri përpara vleresimit të telefonave mobil, ata nuk mund të konfrontoheshin me materialin e proves, i cili i rëndon shumë ata”, thuhet në letër-porosinë e dërguar nga Prokuroria austriake. 

Personat që do pyeten
1.Shpetim Moçka, i datëlindjes 20.10.1989, Portier
2.Bledjan Rizvani, i datëlindjes 02.07.1985, Portier
3.Rustem Hoxha, i datëlindjes 21.07.1991, Mbrojtës
4.Erand Hoxha, i datëlindjes 25.05.1985, Mbrojtës
5.Juljan Ahmetaj, i datelindjes 24.05.1979, Trainjer

Minutat që u shënuan golat
FT Austria – Teuta 7 - 2
81' 7 - 2 
73' 6 - 2 
62' 5 - 2 
58' 4 - 2
47' 4 - 1
HT 4 - 0
44' 4 - 0 
41' 3 - 0 
34' 2 - 0 
31' 1 - 0 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS