AUSTRI - Autoritetet zyrtare austriake të “Renner Institut”, të pyetur nga mediat vendase për një incident që ka ndodhur me kryetarin e opozitës shqiptare, Edi Rama, gjatë dialogut me diplomatët, janë shprehur se “aktiviteti përfundoi qetësisht dhe në dijeninë tona, nuk kemi asnjë info se ka ndodhur një gjë e tillë”.

Saktësisht, ata janë shprehur: “Dje u zhvillua dialogu me Edi Ramën dhe ishin gati 140 veta në sallë ku Rama iu përgjigje pyetjeve dhe të interesuarve. Çdo i ftuar kishte mundësinë të pyeste dhe kështu aktiviteti përfundoi qetësisht.

Përsa i përket pyetjes suaj se ka pasur ngjarje apo të tilla si ju thoni, ne duam t’u themi se në dijeninë tone nuk kemi asnjë info se ka ndodhur një gjë e tillë”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)