Autoambulanca përplaset me dy mjete në Fushë-Krujë/ Katër persona me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë, ku janë përfshirë një autoambulancë nga qyteti i Peshkopisë dhe dy autovetura, mes tyre një Volksvagen me targë AA 748 IU dhe një tjetër tip Mini Cooper me targë AA 200AP.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Të plagosurit janë Hysni Lifa dhe Ideal Kaloshi të cilët janë dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë me autoambulancë. Dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në spital me makina të rastit. Report Tv mëson se gjendja e tyre është mjaft e rëndë.

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë ndërhyrja në mënyrë të gabuar e mjetit tip Volsëagen dhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca.

Një nga makinat e përfshira në aksidentin me ambulancën


Një nga makinat e përfshira në aksidentin me ambulancën

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myzeqeja: 29/08/2019 00:02

    Ore shumë aksidente çdo ditë u shojten shqiptart ca behet keshtu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis