Prej afro një muaji, përkrah forcave të komisariatit të policisë Krujë janë vendosur janë vendosur dhe disa grupet të Policisë Kriminale të Drejtorisë Durrës.
Disa grupe të FNSH-së dhe një autoblindë, të cilët ushtrojnë kontrolle në të gjitha akset e këtij rrethi, në kuadër të parandalimit të ngjarjeve kriminale, të ndalimit të personave në kërkim, apo individëve të ndryshëm që lëvizin me armë apo sende të kundërligjshme.
Si kurrë më parë, postblloqe dhe kontrolle po zhvillohen edhe ne fshatrat problematik si: Nikla, Larushku, Thumana etj. Në fokus janë kryesisht zonat e ‘nxehta’ që njihen gjerësisht për kontingjentin kriminal që jeton në këto zona.