Të paktën 65 persona  mbetën të vrarë pas një sulmi me autobombë në një qendër trajnimi të policisë në Zliten, qytet në perëndim të Libisë.

Kryebashkiaku i Zlitenit, Miftah Lahmadi tha se bomba shpërtheu teksa rekrutët po mblidheshin në qendrën e policisë së qytetit bregdetar. Dëshmitarët bëjnë me dije se  kanë qenë banorët vendas ata që  kanë cuar viktimat në spitale.
 
Burimet mjekësore thanë për agjensinë Reuters se të paktën 65 njerëz kanë mbetur të vdekur. Ndërsa një zyrtar u shpreh se shifra mund të jetë midis 50 dhe 60 viktima.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës, që nga koha kur militantët islamikë nisën të zgjeronin praninë e tyre në kaosin që pasoi rënien e Muamar Kadafit, në vitin 2011.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)