Autobusë nga Tirana në Kosovë
për bllokimi i kufirit me Serbinë

Autobusë nga Tirana në Kosovë <br />për bllokimi i kufirit me Serbinë
TIRANE- Aksionit të Vetëvendosjes për të bllokuar kufirin me Serbinë te Dheu i Bardhё dhe nё Merdar më 14 janar do ti bashkohen dhe shqiptarë nga Shqipëria. Lajmi bëhet i ditur nga vetë drejtues të kësaj lëvizjeje.

Kreu i Sekretariatit për Komunikim me Media të lëvizjes “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, dhe aktivistë të tjerë të Lëvizjes së Vetëvendosje, shkruajnë në profilinin e tyre në facebook se Autobusët nga Tirana nisen në datën 14 janar, në ora 7:00 të mëngjesit, në sheshin ‘Skënderbej’, para Pallatit të Kulturës”

Njoftimi është bërë për të gjithë ata të cilët konsiderojnë se duhet të bëhen pjesë e aksionit të “Vetëvendosjes” për mbylljen e kufirit me Serbinë te Dheu i Bardhё dhe nё Merdar më 14 janar. Aksioni I Vetëvendosjes ndërmerret siç thonë ata, në mbrojtje të mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë pas moszbatimit të tij nga Qeveria e Kosovës.

Ata kanë deklaruar se do të bllokojnë dy pikat kufitare me Serbinë, Merdarën dhe Dheun e Bardhë, dhe nuk do të largohen nga këto pika, derisa Qeveria ta zbatojë të plotë mocionin e Kuvendit të Kosovës, për vendosjen e masave të reciprocitetit me Serbinë.

Edhe Sekretari organizativ i lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, ka konfirmuar dje pjesëmarrjen në aksion të qytetarëve të Shqipërisë.
“Kanë filluar organizimet edhe prej Shqipërisë për të ardhur më 14 janar në Kosovë. Shumë qytetarë atje kanë shprehur dëshirën për të qenë në Kosovë atë ditë. Ne do ta kemi një vizitë gjatë javës në Shqipëri dhe atëherë do të mund të marrim vesh se sa veta do të vijnë”, ka thënë Molliqaj, raporton inaonline. Nga ana e saj ministria e Brendshme e Kosovës ka paralajmëruar se Policia do të ketë zero tolerancë ndaj bllokimit ilegal të rrugëve dhe ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos i përkrahin

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje