Menjëherë pas transportimit të të plagosurve për në spitalin e Krujës dhe disa prej tyre edhe në QSUT, ekspertët e policisë dhe prokurorisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë ku mbetën të plagosur 12 persona, ndërsa e vdekur mbeti Violeta Gjika 65 vjeç.
Nga hetimet e para dyshohet se shkak për aksidentin dyshohet se është bërë nxehja e motorit të autobusit që për shkak të temperaturës së lartë ka shpërthyer në flakë.
Ndërkaq edhe gruaja që ndërroi jetë, Violeta Gjika, 65 vjeçe, mësohet se ka qenë e ulur pikërisht në ndenjësen e parë, ku edhe ndodhet motorri i autobusit.
Trupi i pajetë i gruas mbeti gjatë në autobus derisa u nxor nga zjarrfikësit krejtësisht i djegur, për shkak se autobusi u shkrumbua totalisht nga flakët që u përhapën fillimisht në pjesën e motorit të automjetit.
Hetuesit e policisë dhe të prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com