Autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' është përplasur me autobusin e linjës së 'Tiranës së Re' mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur 4 pasagjerë. Aksidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Tiranës.
Ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së 'Kopshtit Zoologjik', që ka çuar në përplasjen me atë të 'Tiranës së Re' dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me murin e Ministrisë së Infrastrukturës. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë, të cilët udhëtonin në autobusin e linjës së 'Kopshtit Zoologjik'.
Report Tv ka siguruar videon nga vendi i aksidentit, ku dallohet se autobusi i linjës së 'Kopshtit Zoologjik' ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme, duke lënë të kuptohet se përplasja ka qenë e fortë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik i aksidentuar
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ketu tek ne eshte gallate fare, shoferet e autobuzeve harrojne qe po ngasin autobuze, i duket vetja sikur po ngasin makina sportive.....
Përgjigju