Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në qafën e Koshovicës, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusin duke e shkrumbuar atë. Fatmirësisht sapo fatorino ka pikasur zjarrin, është ndaluar autobusi dhe është bërë i mundur nxjerrja e pasagjerëve, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Autobusi i pasagjerëve lëvizte nga Levani për drejtim të Fierit. Mësohet e flakët kanë shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, e shkak mund të jetë një defekt në motor.
Komento