TIRANË- Një 55-vjeçar është përplasur për vdekje në Farkë. Viktima po lëvizte me një motor ku ka hyrë gabimisht në kthese dhe është përplasur nga autobusi. Si pasojë e përplasjes së fortë 55-vjeçari SH.S, ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit H.P 51-vjeç, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento