Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”.
Një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht si pasojë e përplasjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Komento
Komente











