Autobuzët shqiptarë bllokohen në Morinë

Autobuzët shqiptarë bllokohen në Morinë
MORINË – Përkrahës të Vetëvendosjes të nisur nga Shqipëria nuk kanë mundur dot t’i bashkohen protestave në pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Autobusët e nisur nga Tirana janë ndaluar në Morinë, raportojnë për Shqiptarja.com disa prej të rinjve të cilët po udhëtojnë drejt Kosovës. Sipas tyre, policia e Eulex, në të cilën ka policë bullgarë nuk lejon kalimin e autobuzëve drejt territorit kosovar. Madje, të rinjtë po postojnë në rrjetet sociale Facebook dhe Tëitter foto nga pika e bllokuar, sikundër po bëjnë aktivistë të Vetëvendosjes edhe në Merdarë apo Podujevë.

EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë ushtruar dhunë fizike ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, dhe me këtë rast, janë arrestuar tre aktivistë nga Tirana.
Nga dogana e Morinit, bëhet e ditur se pas dy orë e gjysmë pritjeje, policia e Kosovës, në bashkëpunim me forcat e EULEX-it, kanë zbritur të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes nga autobusët dhe kanë nisur kontrollin e mjeteve dhe personave.
Asnjë arsye nuk është dhënë për mbajtjen aq gjatë në doganë të autobusëve, ndërkohë që bëhet e ditur se në Morinë nuk ka patur as radhë dhe as probleme në sistemet kompjuterike të kontrollit.
Edhe Vetëvendosje informon se për rreth dy orë janë ndaluar autobusët mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, në pikën kufitare në Morinë, që vinin nga Tirana, nga Policia e Kosovës. Më pas ju është komunikuar që nuk do të lejohen të kalojnë kufirin për “shkaqe teknike”.
“Kur aktivistët provuan të kalojnë në këmbë, policia ka ndërhyrë ashpër së pari duke rrahur një aktivist brenda në autobus vetëm se ka shpalosur flamurin kombëtar, dhe më pas edhe duke përdorur sprej lotsjellës. Gjendja është e tensionuar, aktivistët dhe qytetarët po kërkojnë përgjigjen me shkrim për ndalesën e tyre”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga