Autogoli i "Kaubojsit", kleringu
dhe një shantazh ndaj OSHEE-së

Autogoli i "Kaubojsit", kleringu<br />dhe një shantazh ndaj OSHEE-së
TIRANË - Deputeti socialist i Lezhës Eduard Ndocaj ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar ekskluzivisht në gazetën Shqiptarja.com për një faturë 19 milionë lekë të vjetra që nuk i ka shlyer OSHEE-së për energjinë elektrike në një periudhë 3-vjeçare.
 
Në këtë reagim Ndocaj pranon në mënyrë indirekte borxhin: 
 
"Thuajse në të gjithë apartamentet për të cilët thuhet se nuk është paguar energji elektrike nuk banon njeri. Për faktin se jetoj në Itali një pjesë e mirë e pasurisë time që kam në Shqipëri nuk është administruar nga unë. Për rrjedhojë, unë sapo të kthehem në Shqipëri do të merrem me këtë çështje", shkruan Ndocaj.
 
...Edhe pse është zgjedhur prej muajsh si ligjvënës shqiptar për të përfaqësuar zërin e komunitetit të tij në Parlament, Ndocaj thotë se jeton jashtë vendit!
 
Ndocaj propozon klering: S'paguaj borxhin, dhuroj apartamentin
Në reagimin e tij, duke konsideruar nëse borxhi do të ishte i vërtetë, Ndocaj thotë se është i gatshëm ta shlyejë atë, por jo duke paguar!
 
"Unë jam i gatshëm njërin nga apartamentet, 50 m2 me vlerë rreth 30 mijë euro, t'ia afrojë Ministrisë së Mirëqenies në këmbim të borxhit për të strehuar një familje lezhjane të pastrehe. Pra, jap një apartament timin në këmbim të borxhit për të strehuar një familje të pastrehë në Lezhë", shkruan deputeti.
 
"Hakmerret" Ndocaj: Do merrem me aferat e CEZ!
Si kundërpërgjigje për borxhin, deputeti i Lezhës shantazhon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Lezhës, se do të merret me aferat korruptive të këtij institucioni. Veçse në reagimin e tij, Ndocaj ngatërron OSHEE-në duke e cilësuar CEZ. Ndoshta prej faktit që jeton në Itali Ndocaj nuk është njohur me zhvillimet në vendin tonë, që kompania çeke CEZ iku nga Shqipëria e që kompania e shpërndarjes së Energjisë ka vite që ka kaluar në administrimin e OSHEE-së.
 
'Ne jetojmë në një vend ku debitori më i madh është vetë shteti, janë bizneset e mëdha që fitojnë miliona euro e s'paguajnë energji. Nga sot e mbrapa do të merrem gjatë gjithë kohës me Drejtorinë e CEZ të Lezhës si dhe me aferat e mundshme, po ashtu me kushtet e energjisë elektrike e më shumë shkelje të tjera", paralajmeron Ndocaj. 

Reagimi i plote i Ndocajt 
Reagim: akuzes per mospagim te energjise elektrike prej 19 milion lekesh Nje sulm i turpshem nga disa mediat qe kane lidhje politike ne Lezhe, per arsye politike ka nisur ndaj meje. Se pari, bej me dije se thuajse ne te gjithe apartamentet per te cilet thuhet se nuk eshte paguar energji elektrike nuk banon njeri.

Se dyti, per faktin, se jetoj ne Itali nje pjese e mire e pasurise time qe kam ne Shqiperi nuk eshte administrua nga une. Per rrjedhoje, une sapo te kthehem ne Shqiperi do te merrem me kete ceshtje.

Se treti, kam nje propozim tim. Nese borxhi im eshte 19 milion leke, qe nuk eshte e vertete. Une, jam i gatshem njerin nga apartamentet, 50 m2 me vlere rreth 30 mije euro, t'ia afroje Ministrise se Mireqenies ne kembim te borxhit per te strehuar nje familje lezhjane te pastrehe. Pra, jam nje apartamente timin ne kembjm te borxhit per te strehuar nje familje te pastrehe ne Lezhe.

Se katerti, ky sulm i turpshem mediatik nuk me ben te nderroj mendje ne lidhje me jeten time politike. Jam dakord qe energjia e harxhuar duhet paguar e per kete s'ka dyshime. Megjithate, ne jetojme ne nje vend ku debitori me i madh eshte vete shteti, jane bizneset e medha qe fitojne miliona euro e s' pagujane energji. Cdo gazete apo media qe me ka sulmuar me mandat politik, nese edhe vetem nje shkronje e shkruar apo e thene nga ata nuk eshte e vertete ne lidhje me akuzat e bera do te perballen me drejtesine per genjeshter. Po ashtu nga sot e mbrapa do te merrem gjate gjithe kohes me Drejtorine e CEZ te Lezhes si dhe me aferat e mundshme, po ashtu me kushtet e nergjise elektrike e me shume shkelje te tjera. Eduart Ndocaj"

Reagimi i dyte i Eduard Ndocaj

Pas  publikimit te ketij shkrimi reagon prape Eduard Ndocaj ne Facebook:
 

"Dy rrjeshta per shqiptaren.com!

Shqiptarja.com ka marr nje mision te turpshem te behet pjese e lojes politike e ta perdor shtypin e lire per shantazhe politike. 
Do te donim shume qe shkrimet apo qendrimet qe po mbahen ne lidhje me ceshtjen Ndocaj, te mos mbahen ne forme redaksionale, por tek kene emrat e gazetareve qe e kane marre persiper kete sulme mbrapa te ciles fshihet shantazhet politike. 
Po ashtu, fakti se Ndocaj jeton jashte kete e dine gjithe bota, madje edhe ardhja e tij e pritja e tij ne Aeroport. 
Po ashtu e dine shume mire edhe gazetaret e shqiptarja.com qe kane pire disa here kafe me z. Ndocaj.
E dine shume mire edhe drejtuesit e Report Tv. 
Po ashtu z. Ndocaj ka marre pjese rregullishte ne Komisionet Parlamentare e ne Seancat Plenare. 
Madje me rregullishte se ata qe jetojne ne Shqiperi dhe me leket e taksapaguesve bejne nje jave po e nje jave jo pushimet ne vendet me ekzotike te Botes. Z. Ndocaj nuk ka perfituar asnje kacidhe nga Shteti deri me sot.
Po ashtu redaksise online i bejne nje qartesim mes kleringut, semundje e shpikur nga pushteti ne ekonomine shqiptare dhe fakti se z. Ndocaj deshiron te shlyej jo vetem borxhin, por te bej edhe nje akt bamiresie, duke i qene i sigurte se leket qe OSHEE nuk dihet se ku perfundojne e te pastrehet do te vazhdojne te mebeten te pastrehe.
Ndersa per paqartesine CEZ apo OSHEE, sqarojme se vetem emri ka ndryshuar po metoda e operimit eshte nje lloj, fatura afrofe, mungesa te theksuara te energjise elektrike. 
Se fundi, i bejme thirrje pronarit Italian te shqiptarja.com te mos behet pale e asnje shantanzhi politik."


Edhe këtë herë, megjithatë, deputeti Ndocaj nuk sqaron se pse rezulton debitor ndaj OSHEE për shumën 1.915.846,04 lekë



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv