Automatik, doreza dhe maska/ Kishin planifikuar grabitjen e karburantit, goditet grupi në Durrës (FOTO)

Automatik, doreza dhe maska/ Kishin planifikuar grabitjen e karburantit, goditet grupi në Durrës (FOTO)

DURRES-Një grup grabitësish është goditur nga policia, ndërsa njëri nga autorët është arrestuar, dy të tjerët janë shpallur në kërkim. I arrestuari është J.M. 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, ndërsa në kërkim janë Xh.M. 22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C. 21 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë ata në bashkëpunim me njëri -tjetrin  dje gjatë natës  kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit. 26 vjeçarit me inicialet J.M. në momentin e arrestimit  policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre celularë dhe një thikë që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprat penale "Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" , parashikuar në nenet 140,25,22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen